EKSKLUZIVE: Dy futbollist pritet t’i bashkohen skuadrës së Feronikelit

Feronikeli ka nisur që të mendojë për edicionin e ardhshëm, raporton Zeri.info.

Skuadra nga Drenasi ka nisur që të mendojë për transfere pas shumë largimeve që kanë ndodhur nga skuadra ditët e fundit.

Mbrojtësi Lulzim Doshlaku nga KEK-u dhe mesfushori Qemail Elshani nga Drenica, pritet që t’i bashkohen skuadrës nga Drenasi.

Lajmi konfirmohet ekskluzivish nga burime të sigurta brenda klubit.

Doshlaku dhe Elshani dhe më parë kanë qenë pjesë e Feronikelit, kur kjo skuadër ka dominuar në futbollin kosovar duke fituar edhe tituj kampion.

Feronikeli pritet që në ditët në vijim ta zyrtarizojë edhe trajnerin për edicionin e ri.

SHPËRNDAJE