Nikli 74 mposhtë Prishtinën

Fitoren e dytë sezonale Nikli 74 e ka shënuar sot ndaj Prishtinës në Drenas.

Skuadra nga Drenasi këtë takim e fitoi me rezultat minimal 1-0 (Nikolaos Ioannidis 22’).

Nikolaos Ioannidis me njö gol mjaft të bukur në minutën e 22’ i çoi skuadrat në pushim me rezultat 1-0 për Niklin, e ky në fund doli të ishte edhe epilogu përfundimtar i përballjes.

Në minutën e 72’, Nikli 74 e dyfishoi epërsinë përmes golit të Armend Gashit, por pas rishikimit të gjatë me VAR, goli u anulua për shkak të lojës së parregullt gjatë akcionit të golit.

Më pas, VAR-i ishte përsëri në skenë në minutën e 80’. Fillimisht gjyqtari kryesor akordoi penallti për Prishtinën, por pas rishikimit me VAR, ai me të drejtë e anuloi këtë vendim.

Përkundër përpjekjeve të Prishtinës për barazim, Nikli u mbajt mjaft mirë dhe nuk pësoi gol, për ta mbyllur kështu ndeshjen me fitore.

Fitorja e sotme bën që Nikli 74 të ketë 10 pikë pas 17 xhirove, kurse Prishtina për momentin ka 26 pikë.

SHPËRNDAJE