Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përkatësisht Sektorit të Sportit, në stadiumin sintetik të Drenasit u mbajt me sukses Krosi Komunal Pranveror, ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta të komunës.
Aktiviteti sportiv përfshiu një numër të madh garuesish, gjithsej 250 nxënës në disa disiplina garuese.
Fituesit sipas kategorive ishin si më poshtë:
Vajzat – 400 metra
1. Fiona Thaqi – ShFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
2. Emeli Tfaleci – ShFMU “Dëshmorët e Fortesës”, Vërbovc
3. Elta Hyseni – ShFMU “24 Korriku”, Fushticë e Poshtme
Vajzat – 600 metra
1. Anela Krasniqi – ShFMU “Rasim Kiçina”, Drenas
2. Lediona Gashi – ShFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
3. Diellza Dervishi – ShFMU “Dëshmorët e Drenicës”, Çikatovë e Vjetër
Djemtë – 600 metra
1. Hysni Dvorani – ShFMU “Naim Frashëri”, Gllobar
2. Ensar Janova – ShFMU “Shaban Polluzha”, Korroticë e Lartë
3. Elvis Dubovci – ShFMU “Dëshmorët e Drenicës”, Çikatovë e Vjetër
Djemtë – 800 metra
1. Elton Bogiqi – ShFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
2. Gerard Emini – ShFMU “Arif Shala”, Korroticë e Poshtme
3. Deon Gashi – ShFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
ShFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik u shpall fituese në plasmanin e përgjithshëm, duke u kurorëzuar si shkolla më e suksesshme e garës.
Për nxënësit më të mirë u ndanë mirënjohje, medalje dhe kupa, ndërsa një falënderim i veçantë iu drejtua QKMF “Hafir Shala” për asistencën mjekësore gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Ky organizim synon të promovojë sportin në mesin e të rinjve dhe të krijojë një frymë të shëndetshme garuese dhe bashkëpunuese ndërmjet shkollave të komunës.
SHPËRNDAJE