Drejtoresha Jetullahi, vazhdon vizitat në bizneset prodhuese në Drenas
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, se bashku me shefen e sektorit, Shehrije Mustafa, vizituan punëtorin e “Vëllezërve Krasniqi” në Drenas. Drejtoresha Jetullahi gjatë kësaj vizite, u informua se punëtoria e “Vëllezërve Krasniqi” daton që nga viti 1960, ku 4 gjenerata merren me këtë profesion sipas pronareve Ragip dhe Sabit Krasniqi, të kësaj kompanie.
Fillimisht punëtoria ishte e thjeshtë, por frymëzonte më ide të mëdha, ndërsa sot kjo kompani posedon teknologjinë moderne, ku çdo produkt i tyre e bart vulën e mjeshtërisë së përsosur dhe dashurisë ndaj punës, ku produktet e këtij biznesi shiten brenda dhe jashtë vendit.
Kombinimet e panumërta, stilet e ndryshme, ngjyrat dhe kërkesat e palëve për funksionalitet specifik, janë vetëm disa prej gjërave të cilat kompania me shumë punë dhe përkushtim i ofrojnë për kërkesat e palëve. Të gjitha punimet e kompanisë, punohen nga druri më cilësor.
SHPËRNDAJE