Bashkëatdhetarët mbledhin para për invalidin e UÇK-së Shpetim Heta, që të gjej shërim në Turqi

Grupe bashkëatdhëtarësh janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë invalidit të UÇK-së, Shpetim Heta, i cili po vuan nga një sëmundje në mëlçi, trajtimi i së cilës ka një kosto prej 70 mijë eurosh, që është një shumë e papërballueshme për familjen Heta nga Drenasi.

Mërgimtari Naim Halitaj dhe vëllau i dëshmorit Afrim Behramaj, Blerim Behramaj, kanë dhënë vetë por edhe kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme të parave për ish-luftëtarin e lirisë, i cili është me shkallë të invaliditetit 70%..

Halitaj ka bërë të ditur se në saje të një aksioni humanitar që është ndërrmarrë në dy qytete në Gjermani: Sindelfingen dhe Calw, janë grumbulluar 12.680 Euro. Ndërkohë këtij aksioni, sipas tij, i janë bashkuar edhe disa bashkëatdhetarë në Zvicër, duke dhuruar 300 franga.

Halitaj ka ardhur enkas nga Gjermania dhe ia ka dorëzuar këto mjete invalidit të luftës në shtëpinë e tij.

Njëkohësisht, ai e ka publikuar listën e të gjithë atyre që kanë dhënë para për shërimin e Shpetimit.

Në ndihmë këtij invalidi i kanë dalë edhe bashkëatdhëtarët tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Xhavit Zenelaj, ka postuar një listë prej 26 vetash të cilët kanë dhuruar para për luftëtarin e UÇK-së.

Për t’i dalë në ndihmë Shpetim Hetës janë aktivizuar edhe bashkëluftatërët e tij në Kosovë, e gjithashtu edhe njerëz të shumtë të vullnetit të mirë.

Shpetim Heta mund të ndihmohet duke derdhur para në këtë numër të llogarisë në Raiffeisen Bank: 1501070000566263, si dhe duke dërguar sms në numrin 55049.

Në vijim AktivPress sjell listat e donatorëve të publikuara nga Naim Halitaj dhe Xhavit Zenelaj.

Lista e publikuar nga Naim Halitaj: 

Lista e publikuar nga Xhavit Zenelaj:

SHPËRNDAJE