Mbahet trajnimi me të rinjtë e Komunës së Drenasit

Mbahet trajnimi me të rinjtë e Komunës së DrenasitDrejtoria e Zhvillimit Ekonomik (DZHE) në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR) sot mbajtën trajnim për nxënësit, studentët dhe gjithë të interesuarit në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe angazhimi në punësim” me titull “Trajnim për Orientimin në Karrierë / Trajnim për aftësi të buta” të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë trajnim, të gjithë te interesuarit patën mundësinë të trajnohen në mënyrë profesionale rreth orientimit në karrierë.Ndër të tjerash, Drejtoresha e DZHE-së, Egzona Jetullahu theksoi se përmes këtyre trajnimeve, të rinjtë mund të përfitojnë shumë rreth orientimit në karrierë dhe përgatitje për tregun e punës.

“I gëzohem faktit që edhe këtë vit, të rinj të komunës sonë përfituan nga ky aktivitet dhe tashmë janë të trajnuar dhe kanë fituar një përgatitje shtesë për tregun e punës dhe shpresoj që edhe më tutje do vazhdojë dhe rritet bashkëpunimi me akterët në fjalë duke krijuar kështu kushte më të mira për të rinjtë tanë”, është shprehur drejtoresha Jetullahu.

Po ashtu, te gjithë pjesëmarrësit u certifikuan për trajnimin e ndjekur, duke përfituar njohuri si të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e ndërmarrsisë dhe angazhimit në punësim.

SHPËRNDAJE