Të reshurat e rrëmbyeshme të breshëri, pasditen e ditës së shtunë, ka dëmtuar kulturat bujqësore në disa fshatra të Komunës së Drenasit.
Menjëherë pas reshjeve, zyrtarë nga Drejtoria e Bujqësisë, kanë dalë në fshatrat ku ka pasur dëme me të mëdha në kulturat bujqësore për të evidentuar dhe monitoruar gjendjen faktike në vendbanimet ku janë shkaktuar dëme nga breshëri.
Po ashtu edhe ekipet emergjente të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me shërbimin e zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe kanë hapur kanalet atmosferike të cilat kanë penguar qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të furishme të shiut e breshëri.
Dëmet në kultura bujqësore, objekte banimi e vetura janë kryesisht në Drenas, Shtrubullovë, Krajkovë, Damanek, Poklek, Tërstenik dhe fshatra të tjera.
Në bazë të kërkesave të cilat do të adresohen nga të dëmtuarit, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të dal në terren për t’i vizituar fermerët dhe ekonomitë familjare që janë dëmtuar dhe pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartohet raporti përfundimtar i cili do të përcjellët në nivelin qendror për mundësinë e kompensimit.
SHPËRNDAJE