Caritasi dhe KFOR-i austriak dhurojnë 10 karrige për Handikos-in

Caritasi dhe KFOR-i austriak dhurojnë 10 karrige për Handikos-in

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka marr pjesë në dhurimin e dhjetë karrigeve me rrota të dhuruara nga Caritasi dhe KFOR-i austriak për Handikos-in në Drenas.

Në ndarjen e këtyre karrigeve, ka marr pjesë edhe komandanti i Kontingjentit të KFOR-it nga Austria, z.Jager dhe Ekipi Monitorues-Ndërlidhës LMT K9

Me këtë rast, nënkryetari Shala, ka falënderuar KFOR-in dhe Caritasin austriak për këtë ndihmë dhe organizatorin z. Karl Bauer dhe ka shprehur falënderimin për kontributin e tij i cili edhe pse nuk ishte i pranishëm, ishte përkujdesur për këtë donacion.

Kolonel Jager, tha se kjo është një ndihmesë modeste, por domethënëse për personat me nevoja të veçanta dhe që tregon përkushtimin e KFOR-it për të ndihmuar këtë kategori.

SHPËRNDAJE