Drenasi shkëlqen në garat komunale të hendbollit

Garat komunale në hendboll – sukses i shkollave të Drenasit

Në kuadër të aktiviteteve sportive komunale, janë zhvilluar garat komunale të hendbollit për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta të Komunës së Drenasit.
Ndeshjet u zhvilluan fillimisht në grupe, ndërsa finalet u mbajtën në Palestrën Sportive “Hysni Jetullahu” në Drenas, ku u dëshmua një nivel i lartë i angazhimit, disiplinës dhe sportivitetit nga nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës.

Në total morën pjesë 30 shkolla të mesme të ulëta (SHFMU) dhe 2 shkolla të mesme të larta (SHML), duke e bërë këtë një ndër aktivitetet më të gjera sportive në nivel komunal.

Rezultatet e garave të hendbollit

Shkollat fillore të mesme të ulëta

Kategoria – Vajzat
Vendi i Parë: SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Vendi i Dytë: SHFMU “Abedin Bujupi”, Arllat
Vendi i Tretë: SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës II”, Tërstenik II
Lojtarja më e mirë: Sitronela Bogiqi – SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Jeton Bogaj – SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran

Kategoria – Djemtë
Vendi i Parë: SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Vendi i Dytë: SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Vendi i Tretë: SHFMU “Rasim Kiçina”, Drenas
Lojtari më i mirë: Enis Gashi – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Sami Thaçi – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik

Shkollat e mesme të larta

Kategoria – Vajzat
Vendi i Parë: SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Vendi i Dytë: SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Lojtarja më e mirë: Blinera Gashi – SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Fidan Ramadani – SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas

Kategoria – Djemtë
Vendi i Parë: SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Vendi i Dytë: SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Lojtari më i mirë: Labinot Mehmeti – SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Elmi Zymeri – SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas

Promovim i sportit dhe frymës garuese

Këto gara u zhvilluan në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Drenasit, me qëllim të promovimit të sportit, shëndetit dhe frymës garuese tek të rinjtë e komunës sonë.
Aktiviteti dëshmoi edhe njëherë përkushtimin e shkollave të Drenasit për të nxitur zhvillimin fizik, bashkëpunimin dhe vlerat e sportit ndër nxënës.

SHPËRNDAJE