Dy motra në Drenas kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të dyshuarat dje rreth orës 11:00 kishin ushtruar dhunë në familje, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me anëtarët e tjerë të familjes.
Këto burime i kanë thënë gazetës se katër anëtarë të familjes janë lënduar me thikë.
Për shkak të këtyre lëndimeve, ata janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
SHPËRNDAJE