Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Drenas, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi fizik.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm, pasi kishte pësuar lëndime nga goditja në kokë me një shkop druri.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë-shqiptarë të cilët me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e ngjarjes.
SHPËRNDAJE