Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar qytetarët se kompania për pastrimin e rrugëve po punon gjatë gjithë kohës për mirëmbajtjen e tyre.
Në ndihmë vullnetarisht ka dalë kompania Arbo Tec, me pronar Hektor Beqiri, e cili ka angazhuar tri ekipe për pastrimin e rrugëve.
Kryetari Lladrovci ka apeluar qytetarët për kujdes në trafik:
Postimi i tij i plotë në facebook:
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Pavarësisht që gjatë gjithë natës kompania u angazhua për pastrimin e rrugëve, dhe sot që nga orët e hershme, gjendja në disa fshatra akoma është e vështirë.
Kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve ka dyfshuar kapacitetet e saj dhe po punon maksimalisht që ju qytetarë të kryeni shërbimet e juaja, dhe natyrisht, edhe të keni mundësi të ushtroni të drejtën kushtetuese, votimin.
Në ndihmë të kompanisë ka dalë vullnetarisht miku im, Hektor Beqiri me kompaninë e tij, Arbo Tec me tri ekipe dhe që bashkë janë në teren të angazhuar në pastrimin e rrugëve të qytetit dhe të gjitha fshatrat e komunës.
Ekipet nuk do të ndalin punën derisa të gjitha rrugët të jenë të kalueshme dhe trafiku të zhvillohet pa pengesë.
SHPËRNDAJE