Kanë përfunduar ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit të Ligës së Parë Grupi A, që përcaktonin fatin e ekipit që do të shkonte direkt në Superligë dhe ekipit që do të kërkojë Superligën nga barazhi.
FC Feronikeli ’74 është shpallur kampion i Ligës së Parë, Grupi A.
Skuadra nga Drenasi është inkuadruar në Superligë ndërsa nga sezona e ardhshme luftohet për titullin kryesor dhe dalje në Evropë.
Lojtarët e ‘Niklit’ kanë treguar çdo herë lojë të bukur dhe të diciplinuar.
SHPËRNDAJE