Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur pa shenja jete një person në Drenas.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 14:50.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes. Përveç rastit në Drenas, dy të tjera janë raportuar në Ferizaj.
SHPËRNDAJE