Javën e kaluar mbetëm pa legjendën e humorit dhe ish-futbollistin e shquar, Rasim Thaçi – Cima.
Përveç humorit të tij që ka disponuar një popull të tërë për dekada me radhë, Rasim Thaçi – Cima ka qenë edhe futbollist i shquar që ka luajtur për disa klube të ndryshme kosovare.
Për nder të tij dhe karrierës që ka pasur, gjyqtari nga Drenasi, Petrit Rama, i ka dërguar një propozim organeve kompetente të qytetit të Drenasit, që stadiumi sintetik i qytetit ta merr emrin Rasim Thaçi – Cima.
Kjo kërkesë i është dërguar kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, asambleistëve të Kuvendit Komunal,
Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, dhe Komunitetit Sportiv.
Kërkesa/propozimi i plotë:
Javen e kaluar mbetem pa Legjendën e humorit dhe ish Futbollistin e shquar Rasim Thaçi Cima!
Kam një propozim për Kryetarin e Komunës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, Asambleistët dhe Komunitetin Sportiv!
Kërkesën e dorzova edhe zyrtarisht në Komunë!
Kërkesë- Propozim
Për
Kryetarin e komunës së Drenasit
Ramiz Lladrovci
Asambleistëve të Kuvendit Komunal
Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport
Komunitetit Sportiv
Propozim për Kryetarin Lladrovci dhe Kuvendin Komunal të Drenasit që stadiumi sintetik i drenasit të emërtohet Rasim Thaçi Cima.
Rasim Thaçi Cima ishte futbollist i shquar dhe Legjendë e humorit, gjithashtu Cima është nga komuna e Drenasit, prandaj kërkoj nga ju të shqyrtoni propozim kërkesen time.
Sinqerisht
Petrit Rama
Gjyqtarë Futbolli !