Komuna e Drenasit dënon dëmtimin e stacioneve të autobusëve

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka investuar dhe është kujdesur për vendosjen dhe rregullimin e stacioneve të autobusëve në disa nga fshatrat e komunës sonë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të udhëtimit dhe shërbimeve për qytetarët.

Për fat të keq, disa nga këto stacione janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit dhe duke shkaktuar dëme materiale që bien barrë mbi të gjithë komunitetin.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj pronës publike. Çdo dëmtim i qëllimshëm i infrastrukturës komunale është vepër penale dhe personat që identifikohen si shkaktarë të këtyre veprimeve do të përballen me masa ligjore dhe ndjekje penale.

Bashkë të kujdesemi për ambientin dhe shërbimet tona të përbashkëta!

Fotot nga fshatrat Çikatovë e Vjetër, Likoshan, Sankoc, Krajkovë, Llapushnik, Nekoc, Kizhnarekë

SHPËRNDAJE