Komuna e Drenasit, ka dëshmuar për sa herë së është transparente e llogaridhënëse në qeverisjen e mirë lokale ne shërbim të qytetarëve.
Të enjten, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) Burip Ejupi, memorandum i cili i hap rrugën e krijimit të platformës së parë në Kosovë në realizimin e objektivave të projektit “Integrimi i Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në procesin e dialogut komunal në Kosovë”.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar drejtorin Ejupi dhe stafin e INDEP-it për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Komunës së Drenasit në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të përgjegjësisë komunale karshi qytetarëve. Lladrovci është zotuar se komuna do t’i ofroj të gjitha kapacitetet dhe informatat e nevojshme për realizimin e kësaj platforme e cila ka një rendësi shumë të madhe.
Drejtori Ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur në realizimin e projekteve dhe ka shtuar se me realizimin e këtij projekti synohet krijimi i një hapësire virtuale informuese/platformë, për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe me gjerë dhe se përmes saj mundësohet paraqitja grafike e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Krijimi i kësaj platforme do të behët më së largu deri në fund të muajit Prill të këtij viti dhe e njëjta do t’i ofroj qytetarëve të Drenasit informata të hollësishme përmes 17 objektivave që dalin edhe nga Agjenda 2030 në nivel komunal, ndërsa e njëjta, Komunës do t’i lehtësoj procesin e monitorimit të zbatimit të OZHQ-ve në nivel lokal dhe do të informojë në kohë reale palët e interesuara në statusin e komunës në këtë drejtim.
SHPËRNDAJE