Komuna e Drenasit njofton bizneset të cilat mund të jenë përfituese të grantëve nga AZHR Qendër

Njoftim për bizneset të cilat mund të jenë përfituese të grantëve nga AZHR QendërDrejtoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se me datë 16 mars, e martë, ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal, AZHR Qendër do të mbajë sesione informative për bizneset në mënyrë që të udhëzoheni në mënyrë profesionale se si të përpilojnë plan biznesin e tyre sipas udhëzimit të lëshuar nga MZHR-ja lidhur me dy skemat e granteve: “Skema e Granteve„Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ PZHRB 2021 (Lot 1 Start-up dhe Lot 1biznes ekzistues) si dhe “Skema e Granteve Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021“ Masa 15(Lot II dhe Lot III).Grantet do të ndahen në Lotet, si në vijim:

Loti 1–Start-up;

Loti 2–Ndërmarrjet mikro dhe të vogla(qarkullimi minimumi 500.00€ deri në7,000.00 € të dëshmuara nga ATK)Sqarim: Ndërmarrjet mikro dhe te vogla kategorizohen

1. Ndërmarrjet mikro prej 0-9 punëtor;

2. Ndërmarrjet e vogla prej 10-49 punëtor.

Loti 2–Ndërmarrjet mikro dhe të vogla(Të regjistruara para datës 01.01.2021)si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 7,001.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK përvitin e fundit fiskal(2020).Loti3–Ndërmarrjet mikro dhe të vogla(Të regjistruara para datës 01.01.2021)si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 deri në 500,000.00€ të dëshmuara/deklaruara në ATK përvitin e fundit fiskal(2020)

Shumat e granteve:

Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:

Loti 1–Start-up Nga 1,000.00€ deri në 5,000.00 €;

Loti 1–Ndërmarrjet mikro dhe të voglaNga 2,000.00€ deri në 5,000.00 €

Loti 2–Ndërmarrjet mikro dhe të voglaNga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;

Loti 3–Ndërmarrjet mikro dhe të voglaNga10,001.00€ deri në 15,000.00€;

Synimet specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:

Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punes, me theks të veqantë për të rinjtë;Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;

Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve.

Linkun mund t’a gjeni më poshtë;

https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,22

SHPËRNDAJE