Komuna e Drenasit përfituese e projektit për instalimin e paneleve solare

Komuna e Drenasit njofton se është përzgjedhur për hartimin e projektit detal dhe zbatues për projektin “Instalimi i paneleve solare dhe kolektorëve solar në objektin e komunës” nga aplikimi në programin e Asociacionit të Komunave te Kosovës me GIZ-in “Mbështetja e Komunave të Kosovës përmes AKK-së në ngritjen e kapaciteteve investuese drejt një sektori energjetik të dekarbonizuar”.

Sipas njoftimit përveç projektit detal dhe zbatues të komunës, do të kërkohet edhe detabaza për 20 objekte publike komunale për konsumin e shpenzimeve të energjisë ku do të bëhet analizë e mundësive të investimeve sipas modelit ESCO për realizimin e këtyre projekteve, përkatësisht vendosjes së paneleve solare për kursim të energjisë.

Për këtë projekt në njoftim thuhet se Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Laureta Thaqi bashkë me Afrim Prokshi, Shef i Sektorit në Drejtorinë për Shërbime Publike kanë pritur në takim përfaqësuesin e AAK-së, Arsim Osmanin, Meral Hallaqi konsulente nga GIZ, dhe Trim Ternava Drejtor i kompanisë përzgjedhëse, ku kanë biseduar për fillimin e hartimit të këtij projekti. RTK

SHPËRNDAJE