Lladrovci uron sportistin nga Drenasi, Arton Koci i cili u shpall kampion në kategorinë 90 kg në “Classic Bodybuilding”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar sportistin nga Drenasi, Arton Koci me rastin e shpalljes së tij kampion në kategorinë 90 kg në “Classic Bodybuilding”.

Gara e mbajtur në Shqipëri ku morën pjesë garues nga vende të ndryshme nga Ballkani, u dallua sportisti ynë i cili u shpall kampion duke i bërë krenar gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit Kocit vitin e kaluar i kishte dhuruar çmimin për sportistin më të mirë të vitit 2021.

Faleminderit Arton që po i bënë krenar të gjithë qytetarët e Komunës sonë!

SHPËRNDAJE