Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë organizuar garat në fushën e basketbollit më sportistët e shkollave të mesme dhe të ulëta, ku kanë marr pjesë një numër i madh i nxënësve, të cilët edhe janë shpërblyer me çmime sipas renditjes.
Garat janë zhvilluar në grupe dhe në pjesën finale, fituesit e grupeve në palestrën sportive “Hysni Jetullahu” janë ndarë edhe çmimet në këtë kategori.
Gjithsej në këto gara nga ShFMU për kategorinë e vajzave dhe djemve, kanë marr pjesë 30 Shkolla të Mesme të Ulëta dhe 2 nga Shkollat e Mesme të Larta.
Në këtë garë, u arritën këto rezultate:
Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta
Kategoria – Vajzat
Vendi i parë: Shfmu “Gani Sylaj” Poklek, vendi i dytë; Shfmu “Hasan Prishtina” Llapusnik. Vendi i tretë Shfmu “Rasim Kiçina” Drenas.
Lojtarja më e mire e garës Loresa Zogaj – Shfmu “Gani Sylaj” Poklek.
Mësimdhënësja më e suksesshme – Vjollca Ramadani – Shfmu “Gani Sylaj” Poklek.
Kategoria – Djemtë
Vendi i parë Shfmu “Rasim Kiçina” Drenas. Vendi i dytë Shfmu “Hasan Prishtina” Llapushnik. Vendi i tretë Shfmu “Migjeni” Baicё.
Lojtari më i mirë i garës: Uliks Bucolli- Shfmu “Rasim Kiçina” Drenas.
Mësimdhënës i më suksesshëm- Agron Dubovci – Shfmu “Rasim Kiçina” Drenas.
Shkollave Mesme të Larta
Kategoria – Vajzat
Vendi i parë: Shml “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Drenas. Vendi i dytë: Shml “Fehmi Lladrovci” Drenas.
Lojtarja më e mire e garës: Blinera Gashi Shml “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Drenas.
Mësimdhënësi më i suksesshëm- Fidan Ramadani -Shml “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Drenas.
Kategoria – Djemtë
Vendi i parë: Shml “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Drenas. Vendi i dytë: Shml “Fehmi Ladrovci”. Drenas
Lojtari më i mirë i garës: Arblend Rrusta Shml “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Drenas.
Mësimdhënësi më suksesshëm: Fidan Ramadani Shml “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Drenas.
Për të gjithë fituesit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpërblyer fituesit me Medalje, Kupë dhe Mirënjohje./Telegrafi/
SHPËRNDAJE