Nesër mbahet protestë kundër ndotjes së mjedisit nga Feronikeli në Drenas

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet një protestë kundër ndotjes së mjedisit në Drenas nga fabrika e Feronikelit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, organizatori, Xhavit Drenori, bëri të ditur se kjo protestë do të mbahet para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

“Nesër, nga ora 10:00 kemi thirrur një Protestë kundër ndotjes së mjedisit në Drenas nga fabrika e Feronikelit. Protesta mbahet para objektit të ministrisë së mjedisit (ish pallati i Rilindjes).

Për shkak të pandemisë kjo protestë është organizuar me numër të kufizuar të pjesëmarrësve. #Uji, #ajri dhe #dheu janë vetë JETA jonë prandaj duhet ta mbrojmë me çdo kusht nga kontaminimi!”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE