Ramiz Lladrovci takon Gent Cakajn e Ali Ahmetin: Duhet të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelili sot ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook thotë se kanë biseduar për ilegalitetin e deri në takimin e Prespës.

“Në takim vëllazëror, diskutuam për shumë tema, nga ilegaliteti e deri në takimin e Prespës. Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet. Fuqia politike, ekonomike, kulturore dhe historike e shqiptarëve, bëhet e dukshme dhe me respekt edhe nga kundërshtarët tanë, kur jemi të bashkuar”, ka shkruar Lladrovci.

SHPËRNDAJE