Rrahje në Drenas, dy persona përfundojnë në pranga

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit dyshohet se kanë rrahur dy persona të tjerë pasditen e së shtunës, rreth orës 19:45, në Drenas.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE