Policia e Kosovës ka gjetur një kallashnikov (AK/47) me dy karikatorë pa fishekë, një pistoletë të kalibrit 7.65 mm me dy karikatorë me 12 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë të kalibrit 12 mm, 22 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gradicë të Drenasit.
Sipas policisë, armët janë gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, pasi i njëjti kishte pasur urdhër nga gjykata.
Armët dhe fishekët janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur dje në ora 15:00.
SHPËRNDAJE