Shenjëzohen vend-ndaljet e autobusëve

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, është duke vazhduar në realizimin e projekteve në terren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe sigurinë e tyre në komunikacion.

Në kuadër të projektit për shenjëzimin e rrugëve, ka vazhduar edhe shenjëzimi i vend ndaljeve për autobusët në territorin e Komunë së Drenasit, projekt ky i cili ndihmon në orientim dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Ky projekt është mirëpritur nga qytetarët të cilën kanë theksuar se me të po sigurohet qasje e lirë dhe e sigurt i pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve me të mira për sigurinë e udhëtarëve.

Muaj me parë, DSHPE-ja, ka bërë shenjëzimin vertikal dhe horizontal në rrugët kryesore brenda qytetit dhe ne fshatra, ku ne kuadër të këtij projekti është bërë plotësimi i sinjalizimit të vendkalimeve hekurudhore, duke i pajisur me shenja sinjalizuese siç janë shenjat stop, kryqi i andreut, shenjat për prezencën e binarëve, shenjat që paralajmëron prezencën e trenit, sinjalizimi i rrugëve lokale, shenjat kufizim i shpejtësisë, të rrezikut dhe fëmijët në rrugë.

SHPËRNDAJE