Shërbime shëndetësore të reja në Vasilevë dhe Poklek

Banorët e Vasilevës dhe Poklekut të Vjetër tani shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në ambulanten e Vasilevës

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, po vazhdon me punë dhe aktivitete në shërbim të qytetarëve. Nga tani, qytetarët e Vasilevës dhe Poklekut të Vjetër do të mund të marrin shërbime shëndetësore në ambulanten në Vasilevë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi ka konfirmuar fillimin e shërbimeve të AMF, e cila do të ofrojë kujdes të nevojshëm për banorët e kësaj zone, qasje më e lehtë në shërbime shëndetësore dhe përmirësim i cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ky është një hap tjetër në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe afërsinë e shërbimeve për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.

Përkushtimi ynë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe mbështetjen e profesionistëve të shëndetësisë mbetet prioritet.

SHPËRNDAJE