Theret një 19-vjeçar në Drenas

Një 19 vjeçar ka mbetur i therur sot në Drenas, shkruan Insajderi.

Krejt kjo pas një përleshje mes disa të rinjve në këtë komunë.

Deri tani kanë arritur të identifikohen dy persona të dyshuar për rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ajo.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor:, konfirmoi Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar ajo.

SHPËRNDAJE