Vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Arben Shala, drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, drejtoresha e çerdhes “Ardhmëria”, Fitore Berisha dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin çerdhes në Drenas.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian, për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme të vë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e nevojshme për projekte të cilat janë në të mirën e qytetarëve të komunës.

Zyra e Bashkimit Evropian është financuese e ndërtimit të çerdhes e cila  do të jetë me standardet më moderne në rajon, ku do të përdoret fjala e fundit e teknologjisë ndërtimore. Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 1 milion euro. Ndërtimi i çerdhes sipas projektit parashihet që të përfundojë në vitin e ardhshëm.

SHPËRNDAJE