Policia e Kosovës ka njoftuar një person në Drenas është plagosur derisa ishte duke pastruar armën.
Rasti ka ndodhur më 20 qershor, rreth orës 22:54, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek”, bën të ditur Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
SHPËRNDAJE