Komuna e Drenasit mori pjesë në panairin dy-ditor ndërkombëtar të turizmit-Kosova 2025, ku morën pjesë një numër komunash nga vendi, si dhe ndërmarrje të shumta vendore dhe ndërkombëtare.
Bazuar në aplikacionet e pranuara nga kompanitë lokale, këtë vit morën pjesë katër kompani nga Drenasi, të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre para një audience të gjerë. Pjesëmarrja e tyre rezultoi të jetë mjaft e suksesshme, pasi arritën të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me subjekte të tjera, duke zgjeruar kështu rrjetin dhe klientelën e tyre.
Komuna e Drenasit vlerëson lartë këtë angazhim dhe shpreh besimin se në vitet në vijim do të ketë edhe më shumë interesim nga ana e bizneseve lokale për të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në rrjetëzimin dhe ndërkombëtarizimin e ekonomisë lokale.