Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit, shkollat dhe Federatën e Sportit Shkollor të vitit shkollor 2024/2025, kanë organizuar gara në fushën e volejbollit më sportistët e shkollave të mesme dhe të ulëta, ku kanë marr pjesë një numër i madh i nxënësve, të cilët edhe janë shpërblyer me çmime sipas renditjes.
Garat janë zhvilluar në grupe dhe në pjesën finale, fituesit e grupeve në palestrën sportive “Hysni Jetullahu” janë ndarë edhe çmimet në këtë kategori.
Gjithsej në këto gara nga ShFMU dhe SHML për kategorinë e vajzave dhe djemve, kanë marr pjesë 30 Shkolla të Mesme të Ulëta dhe 2 nga Shkollat e Mesme të Larta.
Në këtë garë, u arritën këto rezultate:
Fituesit në kategorinë e SHFMU-ve
𝐊𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐚 – 𝐕𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭
Vendi i Parë…………………………ShFMU “Gani Syla” Poklek i Ri
Vendi i Dytë…………………………ShFMU “Hasan Prishtina” Llapushnik
Vendi i Tretë……………………….ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku” Kishnarekë
Lojtarja më e mire e garës….Agnesa Berisha – ShFMU “Gani Syla” Poklek i Ri
Mësimdhënësi më i suksesshme – Vjollca Ramadani-ShFMU “Gani Syla” Poklek i Ri
𝐊𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐚 – 𝐃𝐣𝐞𝐦𝐭ë
Vendi i Parë……………………ShFMU “Hasan Prishtina” Llapushnik
Vendi i Dytë…………………… ShFMU “Ali Gashi” Çikatov e Re
Vendi i Tretë…………………..ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku” Komoran
Lojtari më i mirë i garës………Enis Gashi- ShFMU “Hasan Prishtina” Llapushnik
Mësimdhënës i më suksesshëm- Sami Thaqi – ShFMU “Hasan Prishtina” Llapushnik
Fituesit në kategorinë e ShML-ve
𝐊𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐚 – 𝐕𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭
Vendi i Parë…………………………ShML “Fehmi Lladrovci” Drenas
Vendi i Dytë…………………………ShML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Drenas
Lojtarja më e mire e garës……………Fiona Shala ShML “Feehmi Lladrovci” Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm- Elmi Zymeri -ShML “Fehmi Lladrovci” Drenas
𝐊𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐚 – 𝐃𝐣𝐞𝐦𝐭ë
Vendi i Parë…………………… ShML “Fehmi Lladrovci” Drenas
Vendi i Dytë………………….. ShML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Drenas
Lojtari më i mirë i garës……… Ernis Nishori ShML “Fehmi Lladrovci” Drenas
Mësimdhënësi më suksesshëm….Florim Korrumeli ShML “Fehmi Lladrovci” Drenas
Për të gjithë fituesit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ndau medalje, kupa dhe mirënjohje, duke vlerësuar përkushtimin e të rinjve në sport dhe promovimin e aktiviteteve shkollore.



