Ferronikeli dje edhe zyrtarisht e ka siguruar inkuadrimin në Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka qenë lidere që nga fillimi i kampionatit në grupin A në Ligën e Parë duke dominuar në çdo fazë.
Njëri nga më meritorët për këtë sukses padyshim që është Ibrahim Cërvadiku.
“Bimi” i Niklit është asistuesi më i mirë në futbollin kosovar. Plot 16 asiste ka bërë Cërvadiku këtë edicion duke shënuar edhe 5 gola.
Madje asistimet e tij kanë qenë tejet të veçanta dhe shpeshherë loja e tij është krahasuar me stilin e Mesut Ozil.
Mesfushori kosovar është vetëm 20 vjeçar dhe llogaritet si një nga më perspektivët në futbollin tonë./Indeksonline/
SHPËRNDAJE