Aktiviteteve për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Agjenda e aktiviteteve për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Komuna e Drenasit, më rastin e shënimit të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka planifikuar disa aktivitete kulturore dhe seancë solemne.

Fillimisht do të ketë homazhe pranë shtatorëve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajeve në Prekaz, në Marinë dhe gjitha vendvarrezat e dëshmorëve.

Ndërsa, në ora 11:45, në Sallën e Kuvendit do të mbahet seanca solemne.AGJENDA E PLOTË AKTIVITETEVE TË CILAT DO TË ORGANIZOHEN PËR NDER TË 17 SHKURTIT

1. Me 15.02.2021 stolisja qytetit;

2. Me 17.02.2021 prej orës 09:00 homazhe pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas;

3. Me 17.02.2021 prej orës 09:30 homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, Kompleksin Memorial në Marinë dhe në të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve në komunën e Drenasit;

4. Me 17.02.2021 prej orës 11:45, në Sallën e Kuvendit do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit.

SHPËRNDAJE