Drejtoresha Jetullahu pret në takim Drejtoreshën e AZHR-së, Mrikë Macula, bisedojnë për bashkëpunim!Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu priti në takim Drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rajonal-Qendër, Znj.Mrikë Gashi-Macula, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në mënyrë që të rinjtë e Drenasit të përfitojnë nga këto bashkëpunime të suksesshme.Znj. Macula falënderoi znj. Jetullahu për bashkëpunimin e deritashëm dhe biseduan për projektet vijuese.Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet me të cilat Komuna e Drenasit planifikon të aplikojë në ministritë e ndryshme dhe të vazhdoj bashkëpunimin me donatorët, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
SHPËRNDAJE