Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qyteti i Drenasit do të mbetet pa ujë të pijshëm nesër.
Arsye për këtë janë punimet nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.
“Si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org
SHPËRNDAJE