Gjendet një person i vdekur në Drenas

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën rreth orës 07:30 në Drenas.


Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Po ashtu, në vendngjarje është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe më një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Reporteri.net

SHPËRNDAJE