Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi, Komandanten e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami dhe shefin e kabinetit, Flamur Curri, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, me rastin e pranimit të vaksinave të para anti-covid dhe fillimin e vaksinimit për stafin shëndetësor.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka shprehur respektin ndaj personelit shëndetësor për punën dhe angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës me pandeminë duke vlerësuar se personeli shëndetësor, janë heronjtë e ditëve tona. “Me rastin e vizitës në Qendrën e vaksinimit anti-covid në Drenas, shpreha respektin e thellë ndaj personelit shëndetësor, ndaj zbatuesve të ligjit të vijës së parë ati-covid, dhe qytetarëve që po i zbatojnë masat kundër virusit vdekjeprurës”, ka thënë kryetari Lladrovci duke shtuar se Komuna e Drenasit ashtu si deri më sot, vendimet për parandalimin dhe luftimin e virusit së bashku me të gjithë bartësit e përgjegjësive institucionale në komunën tonë, do t’i zbatojmë me përpikëri.
Kryetari Lladrovci ka inkurajuar punëtorët shëndetësor dhe qytetarët që të vaksinohen, pasi vaksinimi është hapi i parë në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe mbrojtja nga virusi.
Barte maskën, ruaje distancën dhe mbaje higjienën!
SHPËRNDAJE