“Po shkunden plakat”, ja çfarë thotë pleqnari nga Drenasi (Video)

“Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me çka ka”.

Në popull dëgjohet shpesh shprehja “po shkunden plakat”, kur bie borë në male e shi në fusha gjatë muajit mars.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Ekipi i “E Diela Vlen”, ka shkuar në Krajkovë të Drenasit, tek pleqnari i këtij fshati, 82 vjeçari, Arif Haziri, për t’na rrëfyer për këtë gojëdhënë, që lidhet pikërisht me fillimin e stinës së pranverës.

Pleqnari nga Krajkova thotë se vite më parë, toka punohej ndryshe.

Kohën e dikurshme, 82 vjeçari nga Krajkova e kujton me nostalgji.

Por, oda e plakut të urtë, ende ruan frymën dhe traditën, e dashurinë për këngën e çiftelinë e kanë trashëguar edhe nipërit e mbesa e tij.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga “E Diela Vlen” në ATV:

SHPËRNDAJE