Homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë me rastin e 22 vjetorit të kalimit në përjetësi

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të dëshmorëve të rënë më 8, 10 e 12 Prillit ë vitit 1999, Dr. Hafir Shala, Rrahim Bajraktari, Bekim Krasniqi, Emin Krasniqi, Fazli Krasniqi, Musli Krasniqi, Hasan Hasani, Afrim Thaqi, Ismail Thaqi, Hamdi Qallapeku, Mehmet Qallapeku, Mujë Qallapeku, Shaqir Franca, Elmi Lestrani, Rasim Sopi, Muharrem Thaqi, Osman Gjokaj dhe dhjetëra martirë të vrarë në këto data, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, familjar të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë vendit ku prehen dëshmorët, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, Kompleksin e Dëshmorëve në Negroc dhe në varrezat e Dëshmorëve në Tërstenik.

Kryetari Lladrovci pas homazheve theksoi se vepra e heronjve tanë, do të mbetet mesazh i përhershëm, në veçanti për brezat e rinj për ta ditur se sa e rëndësishme është liria dhe sa e madhe ishte sakrifica për liri.

“Sakrifica e dëshmorëve është pjesa më e ndritur e historisë sonë, të cilën e kujtojmë me nderim. Sot, me respekt të thellë, përkulemi para jetës dhe veprës së dëshmorëve, duke u zotuar se do të punojmë shumë për fuqizimin e shtetit tonë dhe vlerave të lirisë. Çdo datë e përkujtimit të lavdisë së dëshmorëve, na jep guxim dhe na fuqizon më shumë për të bërë punë të mira për mirëqenien e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit”, ka theksuar kryetari Lladrovci.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

SHPËRNDAJE