Superliga e Kosovës në futboll shpeshherë ka ditur të prodhojë talentë që kanë shpërthyer në ligat evropiane.
Njëri nga ta i cili pritet të shpërthej shumë shpejt është sulmuesi i Feronikelit, Sokol Kiqina.
“Sheshi” mëson ese futbollisti ka pranuar oferta të shumta, por deri më tani më seriozja është nga klubi sllovak, FK Pohronie.
19-vjeçari gjithashtu oferta ka marrë edhe nga disa klube tjera evropiane si Finlanda, Sllovenia, Greqia dhe Shqipëria.
Kujtojmë që në janar të vitit 2021, futbollisti kishte nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën nga Drenasi.
SHPËRNDAJE