Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së heroit Imer Alushani (Voglushi), dëshmorëve të lirisë, Sylë Jakup Morina dhe Nazmi Ramadan Gashi, nënkryetari i Komunës, Arben Shala me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta të pllaka përkujtimore i të rënëve në Komoran.
Sot 23 vite më parë, më 26.07.1998, në altarin e lirisë ra heroi i kombit, Imer Muharrem Alushani, nga Komorani. Heroi, të cilin shokët e luftës e thërrisnin “Vogëlushi”, një jetë të tërë që nga rinia e hershme, i kushtoi përpjekjeve dhe luftës për liri. Gatishmëria, qëndresa dhe trimëria e tij e bëjnë atë hero emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dita e sotme 26.07.2020, shënon 22-vjetorin e rënies së Sylë Jakup Morinës nga Gjergjaj dhe Nazmi Ramadan Gashit nga Komorani. Të dy dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me pesë bashkëluftëtarë ranë heroikisht duke luftuar me armikun, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin furnizuar me armë.
Lavdi të rënëve për liri!
SHPËRNDAJE