Komuna e Drenasit, të shtunën në Ditën Botërore të Pastrimit, ka shënuar me dhjetëra aktivitete, ku janë pastruar hapësirat publike në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, në park, qendrën tregtare, në rrugën kryesore nga shkollat e mesme deri në qytet si dhe janë larguar deponitë ilegale të identifikuara paraprakisht.
Këtyre aktiviteteve i janë bashkëngjitur Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, zyrtar të tjerë komunal, inspektorët, ndërmarrja “Pastrimi” dhe Operatorët Ekonomik të kontraktuar nga Komuna për largimin e deponive.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, tha se Komuna e Drenasit vazhdimisht ka qenë e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit, duke pastruar hapësirat publike dhe largimin e deponive ilegale. Drejtoresha Krapi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të kujdesen për mjedisin, sepse kujdesi ndaj natyrës është mbrojtje ndaj shëndetit e shoqërisë në përgjithësi.
Në shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit, është bërë edhe largimi i deponive ilegale në Komoran dhe Gjergjicë, ndërsa gjatë ditës dhe ditëve të tjera, do të largohen edhe deponitë e tjera ilegale të identifikuara nga DSHPE-ja.
SHPËRNDAJE