Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka fituar edhe një mandat. Ai mori 54.14% të votave në balotazhin e mbajtur sot.
Pasi KQZ shpalli rezultatet preliminare ka ardhur edhe reagimi i Lladrovcit:
Njoftimi i Lladrovcit:
Sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e komunës së Drenasit,
Qytetarët vendosën për qeverisjen e mirë të kryetarit të Drenasit, ata vendosën për Drenasin.
Fitorja e PDK-së sonte me Drenasin u rrit, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së.
Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas.
Faleminderit. Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë!
Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal.
Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne.
Është fitore e të gjithëve, faleminderit!
Vazhdojmë me qeverisje të mirë. Bashkë për Drenasin!
P.S. Falënderoj të gjithë shokët, miqtë, dashamirët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të gjithë qytetarët që iu gëzuan fitores tonë në Drenas. Në veçanti e falënderoj miqtë e mi, Ali Ahmetin dhe Bedri Islamin.
Në pamundësi të përgjigjem ndaj të gjitha urimeve, ju falënderoj të gjithëve, me të mira ua kthefsha.