Ferronikeli në prag të rënies nga Superliga, reagojnë tifozët

Tri herë fituesi i Superligës së Kosovës në futboll, e poaq fituesi i Kupës, Feronikeli i Drenasit nuk po kalon në ditë të mira.

Nga skuadra, largimin tashmë e kanë konfirmuar disa nga lojtarët kyç që bartën fanellën e “Niklit” në vjeshtë, transmeton KK.

Për këto largime kanë reaguar edhe tifozëria e këtij qyteti.

“Tigrat e Zi” kanë bërë të ditur se deri më tani janë larguar lojtarët si: Behar Maliqi, Qemail Elshani, Dren Gashi, Drilon Leku, Diar Prokshi, Alban Shabani e Lulzim Doshlaku.

“Klubi jonë i zemrës do të zhvillojë garën deri në fund të sezonit me juniorët”, kanë shkruar kjo tifozëri në Facebook.

Verdhëezinjët, në postimin e tyre kishin një mesazh edhe për ish-presidentin e klubit, Naser Ramaj, duke ia bërë me dije se nuk e respektojnë më.

Feronikeli aktualisht pas 18 xhirove në elitën e futbollit kosovar, numëron vetëm 11 pikë, pasi ka vetëm tri fitore, dy barazime, e 13-të humbje, duke u renditur i fundit nga dhjetë ekipe sa ka Superliga.

Kujtojmë, kjo skuadër në dy vite ishte pjese e parakualifikimeve e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës. Ndërsa, në gusht të vitit 2019, kishte luajtur edhe një miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kudër shtatë herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Milanit të Italisë.

SHPËRNDAJE