Drenas, tre persona dyshohet se keqtrajtrajtuan një viktimën për borxh

Policia e Kosovës njofton se tre të dyshuar, kanë shkuar në shtëpinë e një burri në Drenas dhe me forcë e kanë dërguar në një shtëpi, ku nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj tij.

Sipas Policisë, dyshohet se deri te privimi ka ardhur për shkak të një borxhi.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq tre të dyshuarit deri me tani janë të pa njohur për Policinë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shtrubullov të Drenasit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

SHPËRNDAJE