Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Liria ka emër”.
Këngëtarja dje përmes një postimi në Instagram kishte paralajmëruar lansimin e këtij projekti, siç tha ajo, për inati të Serbisë.
“Nesër edhe një bombë për inati t’Serbisë 17:00”, ka shkruar dje Jakupi në Instagram.
Ndërkaq sot kur e publikoi projektin e ri, ajo shkroi se përmes kësaj kënge sadopak të japë kontributin në mbrojtjen e vlerës së UÇK-së, njofton Klankosova.tv
“Jam shumë e lumtur që sadopak përmes këngës sime dhe zërit tim të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë UÇK-së për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar Jakupi në Instagram.
Kujtojmë se ditë më parë ajo publikoi këngën “Komandant”, për të cilën reaguan mediet serbe duke e quajtur ‘skandaloze’.
SHPËRNDAJE