Më rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nënkryetari i Komunës, Arben Shala i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi-Gjoshi dhe shefi i kabinetit, Skender Berisha, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas, ku kanë takuar kryeinfermieren e këtij institucioni, Aferdita Krasniqi dhe punonjëset tjera ku edhe kanë uruar me buqeta lulesh.
Nënkryetari Shala, tha se komuna e Drenasit mbetet liderë sa i përket besimit në aftësitë dhe shkathtësitë e grave, ku nga 12 drejtori, 6 prej tyre udhëhiqen nga gratë si dhe pjesa e madhe e stafit të administratës komunale janë gra.
Shala ka uruar të gjitha nënat, gratë e motrat që me përkushtim, ngritën dhe edukuan heronjtë, dëshmorët, martirët, veprimtarët, invalidët dhe veteranet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu ka uruar gjithë punonjëset e QKMF-së, të administratës komunale dhe institucionet tjera lokale për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Paraprakisht, kryetari Lladrovci u ka dhuruar nga një lule të gjitha grave të administratës komunale.
SHPËRNDAJE