Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE), njofton se kanë filluar punimet për rehabilitimin e gropave me asfalt në rrugët e komunës.
Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
I lusim qytetarët të tregojnë vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat ku po kryhen punimet, si dhe të kenë mirëkuptim për ndonjë pengesë të përkohshme që mund të shfaqet gjatë këtij procesi.
SHPËRNDAJE