Një tjetër talent i akademisë së FC Feronikelit, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me ekipën e parë të klubit të Feronikelit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Drinor Morina, i cili ka bindur kryetrajnerin Duro, për cilësitë e tij në fushë, duke fituar besimin e tij për të vazhduar me ekipin e parë.
Morina ka stërvitur me ekipën e parë qe disa jave tashmë, ai madje ka edhe një paraqitje me klubin, duke debutuar në ndeshjen e Kupës ndaj, FC Prizrenit.
Kryetrajneri, Klodian Duro, po vazhdon me afrimin e talentëve të akademisë në ekipin e parë, duke ndërtuar një lidhje edhe më të fortë mes juniorëve të akademisë dhe ekipit të parë të FC Feronikelit.
SHPËRNDAJE